Një prokurore belge në Tiranë, Bregu: Lidhet me shqiptarët, duhet rakordim me SPAK

Një prokurore belge në Tiranë, Bregu: Lidhet me shqiptarët, duhet rakordim me SPAK

<p>Një prokurore belge ka mbërritur së fundmi në Tiranë. Në axhendën e saj janë parashikuar takime me drejtues të SPAK. Në studion e MCN, gazetari Sokol Bregu tha se vizita e saj lidhet me procesin e ngritur në&nbsp;Belgjikë&nbsp;mbi zbërthimin e rrjeteve Sky dhe Encrochat.</p> <blockquote> <p><em>Para 10 ditësh ka përfunduar procesi më i jashtëzakonshëm që ka pasur Belgjika në tre dekadat e fundit. Përsa i përket krimit të organizuar, u dënuan më shumë se 130 persona pas zbërthimit të Sky dhe Encrochat. Ishte aq i rëndësishëm si proces sa u bë në gjykatat-burg. </em></p> <p><em>Mes këtij grupi ka edhe shqiptarë. Me ta është i ndërlidhur edhe një nga vëllezërit Çopja, i cili ka porositur vrasjen e një shqiptari në Belgjikë. Pjesa tjetër e hetimeve që lidhet me shqiptarët duhet të jetë një rakordim mes prokurorisë belge dhe SPAK. Belgjika aktualisht është kthyer në oazin më të madh për kimin e organizuar sepse dënon më pak se çdo vend tjetër i BE për krimin e organizuar. I gjithë transporti i drogës lidhet patjetër me Belgjikën. Atje në Antwerp gëlon krimi i organizuar dhe mendohet se aty është pika lidhëse e një pjese të konsiderueshme.</em></p> <p><em>Nuk besoj që Rama ka pasur vetë Sky apo Encrochat. Mund të jetë emri i tij i përfolur, por për një media serioze, pa parë një dosje, mënyrën si është thënë, nuk mund të flasësh. Krimi i organizuar do të thotë lidhje e krimit me politikën dhe gjyqësorin.</em></p> </blockquote> <iframe width="1250" height="703" src="https://www.youtube.com/embed/1QqqZZ4X_bA" title="Një prokurore belge në Tiranë, Bregu: Lidhet me shqiptarët, duhet rakordim me SPAK" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy