Vendosja e perimetrit të sigurisë dhe bllokimi I akseve kryesore rrugore në Tiranë për shkak të samitit të BE ka sjellë shumë vështirësi për qytetarët e Tiranës për të shkuar në punë, apo për të zhvilluar aktivitetet e tyre të përditshme. Të vetmit që lejoheshin të kalonin në zonën përreth bulevardit Dëshmorët e Kombit dhe stadiumit Air Albania ishin punonjës të akredituar të administratës shtetërore.



