Austriakët i janë drejtuar sot kutive të votimit për të zgjedhur Parlamentin e ri, ku partia e së djathtës ekstreme, Partia e Lirisë (FPO), synon fitoren e parë në zgjedhje të përgjithshme në një garë të ngushtë me partinë konservatore në pushtet, Partia Popullore Austriake.
E udhëhequr nga Herbert Kickl, Partia e Lirisë (FPO) kryeson në sondazhe me 27%.
Megjithatë, ky subjekt politik është vetëm dy pikë përpara Partisë Konservatore Popullore Austriake (OVP) me 25%.
FPO-ja është euroskeptike dhe miqësore ndaj Rusisë, si dhe kritike ndaj islamit dhe është zotuar për rregulla të ashpra ndaj azilkërkuesve.
Parashikimet do të bëhen disa minuta pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 17:00



