Nis numërimi në bashkinë e parë në vend! Del rezultati i tre qendrave të votimit në Pustec

Nis numërimi në bashkinë e parë në vend! Del rezultati i tre qendrave të votimit në Pustec

Pavarësisht se mesnata, ora 00:00, është lënë si ora zyrtare për të nisur procesi i numërimit në të gjithë vendin, Pusteci është i pari që e ka nisur tashmë këtë proces.

Sipas raportimeve, në Pustec ka përfunduar numërimin e tre qendrave te parë të votimit.

Rezultati në qendrën e parë është: PS me 118 vota, PD me 114 dhe LSI me 13 vota; në qendrën e dytë PS ka siguruar 159 vota, kundrejt PD me 68 vota dhe LSI me 9 vota, ndërsa në qendrën e tretë rezultati është: PS me 245 vota, PD me 109 vota dhe LSI me 61.

Në Pustec janë 7 qendra votimi, që po numërohen nga tre grupe. Në këtë bashki kanë votuar gjithsej 1606 qytetarë, nga 4366 gjithsej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy