Kur situata me kafshët të del nga kontrolli në skenën e cirkut. Pamje tronditëse janë filmuar gjatë provave në një cirk në veri të Kinës.
Një kalë i pambrojtur u përfshi në një sulm brutal, në një ring cirku nga një luan dhe një tigër.
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një ngjarje kur kali i shfaqjes po performonte brenda ringut, kur në moment u shfaqën dy kafshët e mëdha.
Shefi i cirkut tha se kishin një plan të guximshëm për kafshët të hipnin në anën e pasme të kalit dhe po provonin një gjë të tillë, por ato u hodhën dhe e sulmuan.
Kali po dilte jasht rrethit të unazës së skenës, kur ndodhi incidenti i tmerrshëm.
Një zëdhënës i cirkut tha: “Kafshët nuk bashkëpunuan shumë mirë. Kali shkelmoi luanin, i cili filloi ta kafshojë atë në kthim”.
Për t’i bërë gjërat edhe më keq, tigri i cili ishte gjithashtu në ring në atë kohë u bashkua me sulmin.



