Ndotja nga plastika, Qirjo: Më pak se 10% vjen nga qeset, pjesa tjetër nga paketimet e produkteve të ndryshme

Ndotja nga plastika, Qirjo: Më pak se 10% vjen nga qeset, pjesa tjetër nga paketimet e produkteve të ndryshme

Mihallaq Qirjo, ekspert mjedisor deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se problemin nga ndotja plastike nuk e kemi vetëm nga qeset, por kryesisht nga paketimet e tjera plastike si shishet e ujit apo ato të bulmetrave. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij Qirjo tha se nëse hulumtojnë në një kazan plehrash do shohim se qeset zënë vetëm 10% të materialit të plastikës, ndërkohë që pjesa tjetër vjen nga paketimet e produkteve të ndryshme. "Dëmet më të mëdha plastika i jep në ekosistemet natyrore ku ndotja është afatgjatë për shkak të kohës shumë të gjatë që plastika kërkon për t’u shpërbërë Problemin me ndotjen që vjen nga plastika nuk e kemi vetëm nga qeset plastike, pasi nëse shohim në një kazan, plastika e ardhur nga qeset është në % shumë herë më të vogël, më pak se 10% krahasuar me plastikën që vjen nga paketimet e tjera, si p.sh. paketimi i ujit, paketimi i qumështit apo bulmetrave të tjerë që kanë volum më të madh plastike. Kur flasim për ndotje nga plastike nuk duhet të qëndrojmë vetëm tek qeset plastike, por duhet të shohim se bëhet fjalë për një sferë më të gjerë produktesh të paketimit që janë me plastikë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy