Kina u hap luftë “lajmeve të rreme”

Kina u hap luftë “lajmeve të rreme”

Kina ka lançuar një platformë që i bën të mundur publikut të monitorojë “thashethemet online”. Platforma, për të cilën është krijuar edhe një aplikacion, përdor inteligjencën artificiale për të identifikuar raportimet e rreme.

Platforma e lançuar të mërkurën vjen në kohën kur Pekini po i shton përpjekjet për të kontrolluar internetin, sidomos mediat sociale ku, pavarësisht censurës së rreptë, njerëzit diskutojnë mbi politikën dhe çështje të tjera të ndjeshme për qeverinë kineze.

Platforma “Piayo”, që nga kinezishtja do të thotë “të refuzosh thashethemet”, ka një aplikacion që përdoret në smartfonë dhe llogari në rrjetet sociale kineze “Weibo” dhe “WeChat”.

Nëpërmjet këtyre kanaleve, Piyao do të transmetojë lajme “reale”, duke lançuar raportime të mediave shtetërore, ato nga gazetat lokale pjesërisht të kontrolluara nga partia dhe agjenci të tjera qeveritare.

“Thashethemet shkelin të drejtat individuale; thashethemet krijojnë panik social; thashethemet shkaktojnë luhatje në tregjet e aksioneve; thashethemet ndikojnë në operacionet normale të biznesit; thashethemet sulmojnë hapur martirët revolucionarë", thuhet në një video promovuese të lançimit në faqen e saj të internetit.

Të dhënat zyrtare tregojnë se rregullatorët e internetit kanë marrë 6.7 milionë raportime për informacion të kundraligjshëm dhe të rremë gjatë korrikut.

Ligji kinez parashikon që shpërndarësit e lajmeve të rreme të akuzohen për shpifje. Ata përballen me burg deri në shtatë vjet. Postimet në internet që përmbajnë lajme të rreme të vizituara nga 5,000 përdorues ose janë ripublikuar më shumë se 500 herë mund të sjellin gjithashtu dënime me burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy