
Tre persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën nga të shtënat që ndodhën në Universitetin Shtetëror të Miçiganit në Shtetet e Bashkuara.
Lajmin e ka konfirmuar edhe policia.
Me anë të një postimi në Twitter nga Policia e Shtetit të Miçiganit bëhet me dije se burri i cili cilësohet si përgjegjës për të shtënat ka kryer vetëvrasje.



