Çarçani: Retorika faktoi ndërhyrjen politike, presidenti i UEFA-s erdhi sepse u cenua autoriteti

Çarçani: Retorika faktoi ndërhyrjen politike, presidenti i UEFA-s erdhi sepse u cenua autoriteti

Gazetari sportiv Gerti Çarçani, gjatë intervistës në “Arnautistan” në MCN TV tha se retorika e politikës në Shqipëri i kaloi limitet, çka sipas tij e detyroi presidentin e UEFA-s për të ardhur në Tiranë. Çarçani tha se kjo nuk u bë për Armand Dukës si person, por pasi u cenua autoriteti i qeverisë së futbollit.  

Kryetari i bashkisë anatemoi procedurat e shkeljeve, apo siç pretendonte ai gjërave të jashtligjshme, por zgjedhjet bazohen mbi faktin e një statuti. Futbolli ka një kushtetutë, dhe ai statut një vit më parë është certifikuar nga ky shtet, nga ministria përkatëse. Retorika shumë e ashpër i kaloi limitet, caqet, sa detyroi presidentin e UEFA-s për të ardhur në Tiranë. Për një arsye. Nuk bëhet fjalë për Armando Dukën, por për cenimin e autoritetit të një qeverie. Bëhet fjalë për cenimin e autoritetit të UEFA-s. Retorika shkoi aq vulgare, aq larg, saqë ai erdhi jashtë programit dhe jashtë kohe. Retorika faktoi ndërhyrjet politike”, tha Çarçani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy