Në një lidhje të drejtpërdrejt nga Franca analisti Genci Çobani tha për Mcn Tv se mediat atje e krahasojnë situatën me pamjet e një lufte civile. Çobani tha se dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha saqë ministri i Ekonomisë po flet për një plan “Marshall” për bizneset dhe lagjet e dëmtuara. Ai tha se gjysma e bizneseve në Lion janë shkatërruar dhe grabitur. Çobani u shpreh se gjendja i ngjan një shtet-rrethimi pasi pas orës 08:00 të mbrëmjes nuk qarkullojnë autobusët dhe tramvajet. “Kur thuhet se situata është me të vërtet problematike nuk ka asnjë ekzagjerim. Janë vet mediat franceze të cilat e krahasojnë situatën me pamjet e një lufte civile, jo një luftë civile e vërtet të kuptohemi. Shqetësimet më të mëdha po shfaqen në qytetet më të mëdha, jo vetëm në Paris, por edhe Marseille, Toulouse, Lyon, diçka më pak në Bordo dhe në qytetet e tjera më të vogla. Sipas Macron-it kemi të bëjmë me një instrumentalizim të situatës nga forcat e opozitës kundër qeverisë. Një pjesë e protestuesve e pranojnë që është kapërcyer limiti. Dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha. Deri aty ka arritur gjendja saqë ministri i Ekonomisë në mbledhjen e celulës anti-krizë, ka folur deri për një plan ‘Marshall’ për bizneset e dëmtuara dhe lagjet, apo zonat e pafavorizuara, nga ku vinte edhe i ndjeri. Dëmet janë jashtëzakonisht kolosale. Ka ndodhur edhe në 2005-ën pas disa deklaratave të Sarkozy, por s’u arrit në këtë pikë. Sot në mëngjes në Lion gjysma e bizneseve ishin të shkatërruara, të grabitura, duke hyrë deri të dyqanet e luksit, të orëve Rolex dhe lojërave elektronike. Ishte rrëmbyer malli. Në Lion dhe Marsejë pas orës 8:00 të mbrëmjes autobusët dhe tramvajët nuk qarkullojnë. Qarkullojnë vetëm metrotë, por edhe ato me ndalime. Ka krijuar një përshtjellim në jetën e banorëve. Është një shtet-rrethim, duke filluar nga ora 08:00, nuk ndalohet qarkullimi i njerëzve dhe mjeteve, por i autobusëve dhe tramvajëve. Ka njerëz që dalin nga puna, duan të dalin për argëtim dhe kjo të francezët ndikon shumë. Në rrugë ka edhe shumë francezë, edhe të komuniteteve të tjera. Pjesa më e madhe vijnë nga periferitë, nuk ka rëndësi çfarë nacionaliteti kanë. Kjo është diskutuar në komunitetin ndër-ministerial për një plan ndihmash në këto zona që banohen nga komunitetet e huaja, ku ka tunizian, marokien, ke edhe armenian, edhe shqiptarë shumë pak, edhe afrikan. Ka shumë francez që i përkasin krahut të majtë dhe ekstremit të djathtë. Ministri i Drejtësisë ka nxjerrë një qarkore për paraqitjen e menjëhershme në gjykatë. Janë 1300 të arrestuar. Qarkorja u lejon të bëjnë paraqitje të menjëhershme në gjykatë”, tha ai. Analisti tha se nuk ka një racizëm nga institucionet në Francë, pasi racizmi konsiderohet krim, ndërsa shtoi se nuk përjashtohet racizmi te persona të caktuar. “Mund të ketë persona të veçantë, por në Francë kjo konsiderohet krim penalisht. Në Francë është e ndaluar ta pyesësh tjetrin se nga je me origjinë. Për mendimin tim nuk ka racizëm. Kemi ministra dhe drejtues institucionesh që vijnë nga ky komunitet. Mund të ketë, nuk po themi se është parajsë, por jo se është një vijë e institucionalizuar. Persona racistë edhe ka. Racistët më të mëdhenj sot janë ata që bërtasin për të drejtat e këtyre sot, partia e Marinë Le Pen. Gjendja është shumë serioze saqë Macron u ka kërkuar edhe rrjeteve sociale që të mos përhapin shumë pamje nga dhuna, të mos e maksimalizojnë shpërndarjen e këtyre lajmeve sepse ndikojnë keq. Ka kërkuar edhe nga prindërit që të ndikojnë, pasi shumica janë adoleshentë. U ka bërë thirrje prindërve që të jenë përgjegjës për sjelljen e fëmijëve të tyre. Nuk mendoj se do ketë percepitim. Sipas raporteve zyrtare që duhen marrë me rezervë, mbrëmja midis të premtes dhe të shtunës ishte më pak e dëmshme se sa dy netët e para. Megjithatë të shikojmë si do vazhdojë të shtunën, por mendoj që nuk do agravojë më tej, sepse pasojat do ishin katastrofale”, u shpreh analisti. Çobani tha se Presidenti Macron është në vështirësi politike nga trazirat.



