Dinastia ‘Keta’, vëllezërit që bënë histori në Kickbox në botë/ Feriti dhe Gjetani: Ky sport nuk do vetëm fuqi, por disiplinë e durim

Dinastia ‘Keta’, vëllezërit që bënë histori në Kickbox në botë/ Feriti dhe Gjetani: Ky sport nuk do vetëm fuqi, por disiplinë e durim

Është një rast i rrallë, ndoshta unik në historinë e sportit, që nga e njëjta familje të dalin tre kampionë botërorë. Ata janë Ismail, Gjetan dhe Ferit Keta, tre vëllezër kampionë bote në sportin e kickboksit, të cilët kanë bërë krenar çdo shqiptar me lavdinë e tyre.

Sot, dy nga ta, Ferit dhe Gjetan Keta, të ftuar në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ndanë rrëfimin e karrierës së tyre dhe rrugëtimit të paharrueshëm në këtë sport sfidues.

Ata theksuan se kickboxi, përveç fuqisë, kërkon disiplinë dhe vullnet të fortë.

Gjetan Keta:
Një njeri jeton me ëndrra që t’i bëjë realitet. Kur isha i vogël, me Ismailin, inspirimi i parë ishte Rocky Balboa. Ismaili iku në Gjermani, unë në Greqi.

Kam bërë 6 herë punë në këmbë, dhe tre vitet e para punoja për të ndihmuar. Më pas, kur fitova dokumentet, në Kretë njoha një njeri shumë të mirë që më ndihmoi në palestër. Ishim 16 vjeç. Punoja në gurore dhe grekët thoshin, ‘Ky është i fortë si gurë.’

Isha gjithë ditën në punë, dhe pas një ore pushimi, shkova në stërvitje. Më pas, kur u bëra me dokumente, u bashkova me Ismailin në Gjermani dhe aty e nisëm karrierën tonë.

Gjetani thekson se sporti nuk është vetëm fuqi, por kërkon vullnet dhe disiplinë.

Për të arritur aty ku jam tani, kam derdhur gjak dhe djersë. Sot është më lehtë, sepse ne e patëm rrugën e vështirë.

Ferit Keta:
Ne nuk jemi vetëm kushërinj, por vëllezër të vërtetë. Dëshira ime ka qenë gjithmonë të shkoj pas tyre, por Ismaili ishte më i madh dhe mundohej të më linte pas. Kam kaluar fëmijërinë time në Bulqizë, duke parë Ismailin dhe Gjetanin, dhe nga aty nisi gjithçka për mua në këtë sport.

Feriti thekson se, ndonëse për të rruga ka qenë më e shtruar, ka kërkuar shumë punë dhe dedikim.

Kam pasur trajnimin nga vëllezërit e mi. Ata kanë qenë trajnerët e mi, dhe për këtë arsye jam gjithmonë sfiduar dhe kam dashur të tregoj veten para tyre.

Vërtet për mua ka qenë rruga e shtruar, thjeshtë me është dashur punë. E kam pasur trajnimin nga vëllezërit e mi, dhe jam stërvitur nga vëllezërit e mi, jam njohur me disiplinë duke qenë se kisha trajner vëllezërit e mi. Duke qene ata trajner të mi, isha me i sfiduar dhe doja të tregoja veten para tyre.

Kështu, duke u mbështetur te njëri-tjetri, vëllezërit Keta kanë bërë histori dhe kanë treguar se ky sport kërkon jo vetëm fuqi fizike, por gjithashtu disiplinë, vullnet dhe durim të jashtëzakonshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy