Hyni brenda resortit të parë të kazinove, që lejon vetëm të rriturit

Hyni brenda resortit të parë të kazinove, që lejon vetëm të rriturit

Çfarë ka brenda një resorti kazinoje që është vetëm për të rritur? Nuk ka vajza ‘topless’, nëse kjo është ajo që mendonit. “Circa” është një resort kazinoje që u hap në 28 tetor në Las Vegas, që është me 5 kate dhe vetëm për ata që janë 21 vjeç e lartë. Mos prisni striptiste, por ofrohet një lloj komplet tjetër kënaqësie për të rriturit.

“Shumë njerëz më kanë pyetur: Çfarë do të thotë mbi 21-vjeçarë? A ka gjëra me pullë të kuqe? Nuk ka asgjë të tillë. Thjesht do të thotë që duhet të jesh 21 vjeç që të hysh. Është thjesht një ambient për të rritur”, sqaron Stevens, që është themeluesi dhe CEO.

“Circa” do të jetë një nga ambientet me më shumë ekrane në botë, ku në formë stadiumi me tre nivele, 1000 njerëz mund të shikojnë lojëra elektronike në një ekran 78 milionë pixel, do të ketë 6 pishina me hapësirë 464 metër2, kabina private dhe një kazino prej 2 kate, me 1350 makineri lojërash dhe 49 tavolina.

"Shumë nga ato që ne jemi duke dizajnuar janë të orientuara tek njerëzit që vijnë për të vizituar të gjitha këto atraksione. Në ‘Stadium Swim’, kemi në plan të presim 4,000 njerëz në ditë. Pra, padyshim, po përpiqemi të tërheqim më shumë njerëz sesa ata që po qëndrojnë në hotel. Një pjesë e mirë e asaj që kemi bërë është krijimi i këtyre ambienteve që sjellin njerëzit”, thotë Stevens, i cili vendosi të hapte 512 dhoma hoteli dhe suita në dhjetor.

Meqë ne e kemi të pamudnur ta vizitojmë nga afër, po iu bëjmë një udhëtim të shkurtër në ambientet më tërheqëse të tij.

Vegas Vickie’s

Kjo zonë ku mund të pish është e vendosur në korridor, për ata që duan të pijnë diçka të shpejtë para se të nisin argëtimin, të njohin dikë apo të bëjnë foto për në Instagram.

Legacy Club

Lounge ndodhet në tarracë dhe ofron një panoramë tërheqëse, veçanërisht në momentin e perëndimit. Ky vend është hapur çdo ditë për kokteje, shampanjë dhe shishe me një muzikë interesante në sfond, por pa DJ.

Mega Bar

Ideja ishte për një lokal sa më të gjatë. Mega Bar është i gjatë 50 metra, do të ketë banakierët më të aftë, video poker me videot dhe lojëra elektronike, 40 TV për të ndjekur futboll dhe 120 çezma birre.

Overhang Bar

Ky vend do të jetë i mbushur me ekrane, ku personazhet VIP që duan të luajnë lojëra elektronike, ndërsa shikojnë të gjitha ngjarjet duke vënë baste. Ndërkohë, lokali do të ketë lojëra elektronike dhe do të akomodojë grupe të mëdha në zona private. Vizitorët do të jenë në gjendje të vendosin baste në aplikacionin celular të “Circa”-s.

Circa Bar

Lokali më i gjatë në natyrë do të ketë një menu fantastike me kokteje dhe përgatitësit më të mirë të tyre. Vizitorët do të jenë në gjendje të shikojnë muzikë live dhe shfaqje dritash, ndërsa hanë mish barbekjuje./ Burimi Robb Report

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy