Në emisionin Zululand përballë gazetarit Mustafa Nano, ishte regjisori i njohur Altin Basha, i cili ka qenë kritik me mënyrën e drejtimit të Drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli.
Gjatë intervistës së tij, Basha tha se problem më i madh i Teatrit Kombëtar sot është se komuniteti i artistëve nuk stimuohet dhe motivohet nga ana e shtetit.
Regjisori i njohur, ka bërë një analizë të gjendjes aktuale të Teatrit Kombëtar në tërësi, organizim, shpërblim aktorësh por edhe anën artistike.
Altin Basha e ka portretizuar Hervin Çulin si pjesëtar i shkollës “konservatore” teatrale dhe bëri thirrje për një hapje të teatrit drejt artit më bashkëkohor.
I pyetur nga gazetari Mustafa Nano, në lidhje me incidentin e fundit në teatër, Basha tha se “ajo ndodhi pasi drejtori Çuli shkarkoi njeriun që merrej me spektatorët e padisiplinuar”.
Basha kritikoi rëndë Ministrinë e Kulturës në lidhje me politikën e saj në Teatrin Kombëtar, pasi është hequr teatri nga Konventa Teatrore Europiane, e cila e hapte edhe më shumë TK-në dhe jepte mundësi për artistët duke mbështetur shfaqet.



