Myshketa: Nuk është hera e parë që transportohen mbetje të rrezikshme. Aferë korruptive

Myshketa: Nuk është hera e parë që transportohen mbetje të rrezikshme. Aferë korruptive

Joni Myshketa, anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit tha në studion e emisionit “MCN Economy” se nuk është hera e parë që transportohen mbetje të rrezikshme nga Shqipëria, pavarësisht se nuk ka pasur jehonë kaq të madhe.

Sipas Myshketës, transportimi i këtyre mbetjeve bëhet pa asnjë element sigurie ndërkohë që nuk ka asnjë përgjigje nga institucionet.

Mbrëmë organizuam një tryezë me ekspertë që thanë ky lloj transporti nuk është risi, është bërë disa herë pavarësisht se nuk është trumbetuar dhe nuk i është bërë jehonë kaq e madhe.

Transportimi i tyre bëhet në qiell të hapur dhe ngarkimi i tyre bëhet pa asnjë element sigurie.

S’kemi përgjigje nga institucionet, a do pranohen apo jo, a jemi gati dhe si do të bëhet kontrolli i tyre pasi presioni ndërkombëtar dhe ai i brendshëm është i lartë.

Sipas Myshketës kjo është një aferë korruptive me qëllim në të cilën është shkelur ligji. .

Kjo është një aferë e cila e bie erë korrupsioni që bëhet për qëllim fitimi në kurriz të sigurisë kombëtare dhe jetës sonë. Nuk flitet për një çështje politike, koloritesh partish, por për sigurinë kombëtare.

Nuk është respektuar protokolli dhe procedura, mungon fleta e agjencisë doganore dhe ka abuzim nga Ministria e Financave, nëse futet dogana si institucion që mund të ketë mbyllur sytë për kalimin e kësaj ngarkese. Nuk kemi analizë të saktë të përmbajtjes së toksicitetit të këtyre mbetjeve.

Siguria portuale janë institucione që kanë mbyllur sytë dhe është marrëdhënia tregtare jo në bazë të ligjit për të abuzuat dhe fituar. Është marrëdhënie e pastër korruptive që rëndon dhe shihet në çdo qelizë të shoqërisë sonë, iniciuar nga institucionet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy