
Në Siri, një djalë 9-vjeçar ndodhet në burg prej dhjetë ditësh, pasi u arrestua i akuzuar për fyerje ndaj imazhit të presidentit Bashar al Assad.
Fëmija, Muhamed al Ali, ishte kapur duke shkruar në një nga fotografitë e Assad në shkollën në Marj Qata, një qytet në perëndim të Homsit, qyteti i tretë më i madh sirian në veri të Damaskut.
Pasi u thirr dhe u rrah nga drejtori i shkollës, fëmija, i cili është në klasën e katërt, u ndalua nga agjentët e Sigurisë Politike, një nga katër agjencitë kryesore të kontrollit dhe represionit të qeverisë siriane.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Observatori Kombëtar për të Drejtat e Njeriut në Siri, duke konfirmuar atë që është raportuar nga mediat lokale në Homs.
Për dhjetë ditë fëmija është mbyllur në një qeli në selinë e Sigurisë Politike në qytetin e Homsit dhe çdo ditë prindërit e tij kërkojnë lirimin e tij të menjëhershëm.



