Tregtia elektronike/ Axhami: Bizneset rritje deri në 10% nga shitjet online

Tregtia elektronike/ Axhami: Bizneset rritje deri në 10% nga shitjet online

Tregtia elektronike e njohur si shitjet “online” në masë të madhe morën hov përgjatë periudhës së pandemisë, vlerësoi sot në edicionin e “MCN economy”, eksperti i ekonomisë, Mirdaim Axhami.

Sipas tij, të gjitha kompanitë në vend po investojnë në E-commerce, dhe se vetëm gjatë kësaj periudhe, ato kanë pasur rritje deri në 10% nga shitjet online.

Axhami shpjegoi se për herë të parë ka ndikuar pozitivisht edhe krijimi i një shoqatë në të cilën përfshihen të gjitha kompanitë që janë të kyçura në tregun elektronik.

Krijimi për herë të parë i një shoqate që ka arritur të bëjë bashkë të gjitha kompanitë që janë të përfshirë në tregun elektronik, sepse në mars është krijuar si shoqatë, dhe poashtu pamë edhe një operacion policor për shumë operator të tregtisë online të cilat punonin në mënyrë joligjore, por normalisht ky numër i operatorëve përbën një numër të vogël të të tërës që ndodh në tregtinë online në Shqipëri.

Shihet që është trend që pandemia e detyroi dhe nuk kishte mundësi tjetër, për me statistika është që volumi i biznesit të shitjeve online pas pandemisë ka pësuar rritje, pra është shumë më e kollajshme të shesësh online sesa të shesësh fizikisht dhe në realitetin tonë, kompanitë pioniere të shitjes online, vijnë këtu. 

Te gjitha kompanitë ose shumica prej tyre, po investojnë në E-commerce dhe është bërë trend qe nuk e ndalon dot.

Sipas Axhamit, shitjet online kanë arritur të qarkullojnë 20 mijë pako ditore ne Shqipëri.

Ideja është e tillë që gjithmonë kemi rolin e shtetit si kontrollues dhe rregullatori i çdo gjë që funksionon në një ekonomi tregu, që përfshin individët, tashmë e ke më të kontrollueshëm.

Nëse krahasojmë numrin e blerësve në Shqipëri, me atë në Evrope, janë 20% të klientëve që tregojnë se blerjet online, në krahasim me të anketuarit në Evropë, thonë se janë 90%. Në Shqipëri madhësia e porosisë është vlera mesatare prej 15€ për shkak të uljes së riskut të perceptimit, ndërkohë që si numër pakosh, postesh, janë nga 20 mijë pako në ditë që qarkullojnë në tregun shqiptar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy