Gjatë vitit 2024, janë shënuar 177 raste të klasifikuara si aksidente pune, duke përfshirë 33 humbje jete. Sektori i ndërtimit mbetet më i rrezikuari me 24% të aksidenteve, duke reflektuar zhvillimin e shpejtë të këtij sektori me 1 019 kantiere/leje ndërtimi të lëshuara në vitin 2024 sipas INSTAT.

Sektori “Miniera-Kariera” përfaqëson 18% të aksidenteve, duke mbetur një nga sektorët me risk shumë të lartë. Po ashtu edhe viti 2025 ka nisur më një numër të lartë aksidentesh në punë.

Kumrie Zika, eksperte punësimi, tha në studion e MCN Informacion se ndërsa mbetet domosdoshmëri ushtrimi i kontrolleve për të parë sa zbatohen masat e sigurisë në punë, në disa raste janë vetë punëtorët ata që pranojnë në heshtje të punojnë në mungesë të tyre.

Shkaqet e aksidenteve janë të ndryshme. Në sektorin e ndërtimit, masat duhet të merren nga punëdhënësi. Duhen shtruar masat e kontrollit për të parë sa i zbatojnë punëtorët rregullat.

Një pjesë e punëtorëve janë edhe vetë fajtorë. Ata pranojnë të punojnë pa kontratë dhe pa kushte sigurie. Kur nuk e mbrojnë vetë veten e tyre, nuk i mbron dot as shteti.

Zika shtoi se politikat e trajnimit mbeten të pamjaftueshme, ndërsa një punonjës që humbet punën e ka shumë të vështirë të marrë atë që i takon.

Politikat e trajnimit dhe zbatimi i tyre janë të pamjaftueshme. Duhet të bëhet një pjesë kulture pune.

Për sindikatën një punëtor që humbet punën është i padukshëm. Në momentin që ata dalin nga tregu i punës e kanë shumë të vështirë të gjejnë të drejtën e tyre.