
Ambientalisti Sazan Guri, për anijen me mbetje të rrezikshme e mbërritur në radën e portit të Durrësit mëngjesin e sotëm, thotë se kërkohet që të dihet përbërja e matur me tre laboratorë, pasi bëhet fjalë për trafik ndërkombëtar.
Duke folur për MCN Live, Guri tha se jemi futur në fazën e dyshimit të përbërjes së mbetjeve.
Landfilli që i priste në Tajlandë nuk kishte as porosi për t’i pritur. Kemi faktin në dorë nga 81 kontejnerë që u nisën drejt Italisë, ato u ndanë në tre grupe. Janë shtuar dhe 60 të tjerë.
Fakti që është dyshuar mund të ketë mbetje nga Kurumi apo mbetje normale, por kjo shtesa në mbetje, që mund të jenë dhe mbetje të tjera që konsiderohen të rrezikshme.
Kur kemi një anije në port me 2100 ton mbetje, nuk dimë nëse do kthehen në landfillin industrial në Romanat.
Dhe nëse nuk kemi vend për t’i pritur këto mbetje dhe nëse nuk do ishte kjo zhurmë e qytetarëve dhe ambientalistëve, atëherë dhe prokuroria do ishte më e ngathët.
Ne vuajmë nga mungesa e transparencës së qeverisë. Mafia më e madhe e botës është mafia e mbetjeve.
Këtu kemi trafikim të mbetjeve, fakti që mbushet në Trieste, ndryshon dokumentet në Kroaci, nuk pranohet në Kroaci, përveç mbetjeve tona, kemi mbetje shtesë. Dyshimi është 95%.
Kemi të bëjmë me trafikim të mbetjeve. Fakti që kemi 60 kontejnerë më tepër mbetje, atëherë cilat janë këto?
Ne nuk dimë përmbajtjen e mbetjeve që ka ardhur në këtë kontejner sot. Ne kërkojmë një grup të jetë vendas laborator, një grup i Bazelit dhe një grup ndërkombëtar.
Të na thuhet përbërja dhe të na thuhet sa pranohen në sharrë. Sa në landfillin industrial të Romanatit dhe sa nuk pranohen dhe ku do dërgohen.
Duam të dimë matjen e përbërjes me tre laboratorë. Se i bie trafik ndërkombëtar.
Nëse janë mbetje shumë të rrezikshme, ata e kanë mendjen t’i varrosin nëpër tunele, t’i çojnë në landfillet shqiptare, ku asnjë nuk i ka kushtet e nevojshme, pasi helmi që del jashtë, lëngun acid që lëshojnë e çojnë në ujëra nëntokësor, në puse, në lumenj.



