Nazarko: Nëse i jepet vula Berishës do ketë qetësi civile, historia e doktorit është e pakthyeshme (VIDEO)

Nazarko: Nëse i jepet vula Berishës do ketë qetësi civile, historia e doktorit është e pakthyeshme (VIDEO)

Analisti Shpëtim Nazarko në studion e lajmeve në MCN Live ka koemntuar lidhur me protestën dhe vulën e PD-së të cilën e ka konsideruar të mbyllur. Ai tha se qoftë shtyrja apo animi në njërin kah i vendimit do të sjellë probleme, ndërsa theksoi se dhënia vulës Berishës do sillte më shumë qetësi civile. Sipas tij, të trishton fakti se qoftë dhënia apo mos dhënia e vulës ne po përsërisim histori tragjike apo komike.

Ajo që shoh unë është se nuk kam ndonjë eksperiencë në historitë juridike por dhe në këtë sens të dy palët duket sikur u ngjajnë opinionistëve të big brother që harrojnë aty se janë për të dhënë opinione dhe jo këshilla. Unë e quaj të mbyllur këtë çështje dhe nga kjo pikëpamje dhe  vendimi i gjykatës mund të jetë dhe shtyrje, por qoftë ky vendim apo animi nga njëri kah do sjellë probleme. Po ju dha Berishës do kemi më shumë qetësi civile por nuk e di nëse kjo është zgjidhja e drejtë, por mbaj bindjen se kjo shoqëri ka nevojë për opozitën, por cilindo të ketë udhëheq qoftë Bashën apo Berishën, pra kushdo që e merr do të ketë të njëjtët votues. Nuk besoj se pavarësisht prapambetjes sonë, roli Berishës dhe Metës është mbyllur prej kohësh dhe kjo reflektoj se në rrethet tona të veçuara historia e shteteve të sforcuara pruri këto drama që duke zhdukur elitat, shpresojmë të zgjidhim problemet me turmat. Ajo që besoj verbërisht është që pavarësisht tundjeve sot apo nesër historia e Berishës është e pakthyeshme, po ashtu dhe Metës dhe Ramës.

Në vijim, Nazarko shtoi se ajo që e shqetëson shumë është që këta tre personazhe veçanërisht Rama nuk kuptojnë që vendi ynë duhet të ndodhi si në çdo vend tjetër duhet të ndodhte me fuqizimin e elitave, shkollave profesionale që janë mjeti më i vetëm për zgjidhje.

Megjithatë dhe në këtë pikë të fundit unë nuk pres rrëmuja të mëdha dhe të gjata se pavarësisht dëmeve të shkaktuara këto 30 vite prona e vogël është vendosur, qoftë e majtë apo e djathtë një histori prodhojnë, por prapë së prapë më trishton fakti se qoftë dhënia apo mos dhënia e vulës ne po përsërisim historirat tragjiko apo komike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy