
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetit britanik dhe reformatorit të Brexit, Nigel Farage, pas deklartave të tij se 1 në 50 shqiptarë në Britaninë e madhe ndodhet në burg. Rama përmes një postimi në rrjetet sociale tha se këto të dhëna janë të fryra, madje ai e sfidoi deputetin britanik në një ballafqim shifrash.



