Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, trashësia në Dardhë deri në 10 cm

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, trashësia në Dardhë deri në 10 cm

Reshjet e dëborës kanë përfshirë mëngjesin e sotëm pothuajse gjithë zonat malore të juglindjes së vendit.

Reshjet më të dendura kanë qenë në Dardhë dhe fshatrat e Devollit të Sipërm, ku trashësia ka shkuar nga 8-10 cm.

Burime bëjnë me dije se reshjet e dëborës kanë qenë me intesitet mesatar në fshatra të Njësisë Administrative Lekas në Bashkinë Korçë si dhe Njësinë Administrative Dardhas në Bashkinë e Pogradecit.

Akset rrugore janë të kalueshme pa probleme ndërkohë që policia e qarkullimit rrugor u kërkon drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes dhe përdorin goma dimërore.

Përsa i përket problemeve me energjinë elektrike zyrtarisht nuk raportohen probleme me përjashtim të fshatit Vithkuq qe herë pas here ka shkëputje të energjisë elektrike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy