Veseli: Vendimi i Haradinajt personal, zgjedhjet të pashmangshme

Veseli: Vendimi i Haradinajt personal, zgjedhjet të pashmangshme

Thirrjen për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë drejtuar presidenit, Hashim Thaçi nga ana e  kryeministrit të dorëhequr, Ramush Haradinaj, e ka mbështetur edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Në një dalje për shtypin,të shtunën, Veseli tha se zgjedhjet tashmë janë të pashmangshme, ndërsa dorëheqjen e Haradinajt e cilësoi një vendim personal.

Veseli ndërkaq kërkoi nga qytetarët e Kosovës të kenë besim të plotë për shkak të thirrjeve të fundit nga tribunal i Hagës, ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, pasi siç tha ai, shteti, sovraniteti dhe integriteti vendit do të jenë të pacenuara.

Dorëheqja e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush  Haradinaj, nga posti i kryetarit të qeverisë i dha fund koalicionit ndërmjet partisë së tij, asaj demokratike dhe Nismës Socialdemokrate që garuan së bashku në zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit të vitit 2017.

Por tensionet e brendshme mes forcave të kolaicionit dolën hapur, për shkak të tarifave të Kosovës ndaj mallrave serbe dhe dialogut  me Serbinë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy