Biden thirrje presidentit Netanyahu, kërkon de-përshkallëzim të situatës mes Izraelit dhe Palestinës

Biden thirrje presidentit Netanyahu, kërkon de-përshkallëzim të situatës mes Izraelit dhe Palestinës

Presidenti i SHBA Joe Biden gjatë një telefonate me presidentin izraelit Benjamin Netanyahu ka bërë thirrje për "de përshkallëzim të rëndësishëm" në luftën mes Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza.

Sipas Shtëpisë së Bardhë Biden i ka kërkuar Netanyahut që të shkohet "drejt rrugës për një armëpushim".

“Udhëheqësit patën një diskutim të hollësishëm mbi situatën në Gaza, përparimin e Izraelit në degradimin e aftësive të Hamasit dhe elementëve të tjerë terroristë dhe përpjekjet e vazhdueshme diplomatike të qeverive rajonale dhe Shteteve të Bashkuara. Presidenti Biden i përcolli kryeministrit Netanyahu pritjen e tij për një de-përshkallëzim të rëndësishëm sot, në rrugën e një armëpushimi”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Biden ka qenë nën presion për të vepruar që kur nisën luftimet më 10 maj, ndërkohë që tashmë numri i viktimave është mbi 200 dhe shumica prej tyre janë palestinezë.

Luftimet vazhdojnë që pas përplasjeve mes protestuesve palestinezë dhe policisë Izraelite në Jeruzalem.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy