Putin dhe mbreti Salmane nënshkruajnë marrëveshje historike tregtare dhe ushtarake

Putin dhe mbreti Salmane nënshkruajnë marrëveshje historike tregtare dhe ushtarake

Vladimir Putin dhe mbreti Salmane i Arabisë Saudite, aletat tradicional i Uashingtonit, vulosën sot afrimin e tyre duke nënshkruar marrëveshje të rëndësishme ushtarake dhe energjetike me rastin e vizitës së parë të sovranit saudit në Rusi.

Shpallja e një kontrate që i hap rrugën Riadit për blerjen e sistemeve të mbrojtjes antiajrore S400 nën mbikëqyrjen e Kremlinit, përbën një marrëveshje prej disa miliradë dollarësh dhe shënon një moment kulmor mes dialogut disa mujor mes dy vendeve por simbolizon gjithashtu rolin në rritje që luan Moska në lindje të Mesme.

Rreth 15 marrëveshje që përfaqësojnë miliarda dollarë sipas presidentit të fondit rus të investimeve direkte, Kiril Dmitriev, u firmosën gjatë kësaj vizite.

Këto kontrata i hapi gjithashtu rrugën transferimit të teknologjive duke mundësuar prodhimin e sistemeve S-400 në Arabi Saudite.

Dy marrëveshje të tjera parashikojnë kryesisht krijimin e dy fondeve të përbashkëta investimesh në fushën energjetike dhe atë të teknologjive të larta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy