Video/ Fermerët e Divjakës mbesin jashtë skemave të qeverisë: Problem mbetet tregu

Video/ Fermerët e Divjakës mbesin jashtë skemave të qeverisë: Problem mbetet tregu

Fermerët që nuk e braktisin tokën, janë të pakët sot, në kohën kur në këtë sektor janë tre fishuar çmimet e mbjelljeve.

Një personazh të tillë e gjejmë në Divjakë, në zemër të bujqësisë shqiptare. Todi Gjeka, krejtësisht i vetëm, punon tokat e tij. 

Sot ai po mbjell qepën edhe pse nuk ka arritur të sigurojë asnjë kontratë për shitjen e saj. Ai shfrytëzon çdo mundësi që i jep koha, vetëm për të mos e lënë tokën të pa punuar.

Pa siguria në shitje, përballja me rritjen e vazhdueshme të çmimeve për mekanikën bujqësore, të plehrave kimike dhe pesticideve, bën që ky fermeri ta shohë të zymtë fitimin e tij.

Një  vit më parë shitja rezultoi nën kosto dhe ky vit duket edhe më i pa shpresë për Todin. Nafta pa akcizë apo mbështetja për grurin, nuk po ndikon në uljen e kostos për fermerët.

Ashtu si Todi, me dhjetëra fermerë të tjerë të Divjakës nuk u përfshinë në skemat subvensionale. Përderisa prodhuesit nuk kanë kontrata për shitjen e prodhimit, ata do të pësojnë rrënim ekonomik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy