“Mbështes Trump-in”, Robert F. Kennedy pezullon fushatën presidenciale

“Mbështes Trump-in”, Robert F. Kennedy pezullon fushatën presidenciale

Robert F. Kennedy Jr po pezullon kandidimin e tij të pavarur për presidencën e SHBA dhe do të mbështesë Donald Trump. Ai këmbënguli se nuk do të largohej dhe do ta mbante emrin e tij në fletën e votimit në shtetet ku nuk do të ndikojë në garën presidenciale.

70-vjeçari Kennedy, një demokrat për pjesën më të madhe të jetës së tij dhe pasardhës i dinastisë së fuqishme Kennedy tha: "Në zemrën time nuk besoj më se kam një rrugë realiste drejt fitores përballë censurës sistematike".

Njoftimi erdhi pas disa ditësh spekulimesh për një mbështetje të mundshme të Trump.

Kennedy tha se këmbëngulja e Trump se ai mund t'i jepte fund luftës në Ukrainë duke negociuar me Rusinë "vetëm do të justifikonte mbështetjen time për fushatën e tij".

Ai shtoi se sondazhet treguan se prania a tij në fletvotimet në shtetet e fushëbetejës "ka gjasa t'i dorëzonte zgjedhjet demokratëve". Ai tha se do të hiqte emrin e tij nga 10 shtete ku prania e tij mund të dëmtonte Trump-in.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy