Kuvendit të Kosovës mbajti një seancën solemne për nder të nëntë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Të pranishëm ishin presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa si dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare, pas seancës solemne për 9 vjetorin e pavarësisë, ka deklaruar se kjo ditë duhet të konsiderohet si ditë e bekuar për shqiptarët serbët dhe gjithë të tjerët që jetojnë në Kosovës, pasi dita e ditës, vendi ynë po tregon se është një shembull rrezatues i bashkëjetesës harmonike në mes të tjerëve dhe po dëshmon se kjo jo vetëm që është e dëshirueshme por edhe e mundur.
Rama ka uruar të gjithë qytetarëve përvjetorin e pavarësisë, duke thënë se është një përvjetor me një peshë të jashtëzakonshme pasi ende janë të freskëta kujtimet e së kaluarës. Ai ka uruar kthimin sa më parë në shtëpi të Ramush Haradinajt, duke thënë se pa praninë e tij, kjo ditë ka një mungesë.
“Kjo mungesë e tij është reflektim për të gjithë se sa shumë duhet për t’u bërë në funksion jo të Kosovës por të gjithë të tjerëve me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai.



