Trump vlerëson ish-ndihmësin e tij Rob Porter i akuzuar për dhunë nga ish-gratë

Trump vlerëson ish-ndihmësin e tij Rob Porter i akuzuar për dhunë nga ish-gratë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka lavdëruar ish-bashkëpuntroin e tij i cili dha dorëheqjen këtë javë mes akuzave për abuzim në familje.

"Ne i dëshirojmë më të mirën", tha ai në komentet e tij të para publike lidhur me pretendimet ndaj ish-sekretarit të Shtëpisë së Bardhë, Rob Porter. "Ai ka punuar shumë", tha Trump.

Duke folur në Zyrën Ovale, Trump tha se ne e kemi kuptuar këtë kohët e fundit dhe unë jamë befasuar nga ajo, por ne i urojmë atij më të mirën pasi kjo është një kohë e vështirë për të, raporton BBC.

"Ai bëri një punë shumë të mirë sa ishte në Shtëpinë e Bardhë. Ai ka një karrierë të mrekullueshme dhe ai do të ketë një karrierë të madhe përpara, por ishte shumë e trishtueshme kur dëgjuam për këtë dhe sigurisht ai është shumë i pikëlluar tani", ka thënë Trump.

Por drejtori i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Hope Hicks, bën me dije se Porter nuk i pëlqente Trumpit.

Kjo ka qenë marrëdhënia kohët e fundit mes Trump dhe Porter. Sipas CNN, Trump besonte se ndihmësi i tij 29-vjeçar vuri interesat e veta mbi presidentin.
 
Në qershor të vitit 2017, dosja paraprake e Rop Porter u dërgua nga FBI në zyrën e sigurimit të Shtëpisë së Bardhë, ku përfshiheshin akuzat për abuzime nga ish-gratë e tij.
 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy