Kostoja e lartë e jetesës, Qori: Kemi nevojë për shtet social. Lapaj: Duhet të krijohet shtresa e mesme

Kostoja e lartë e jetesës, Qori: Kemi nevojë për shtet social. Lapaj: Duhet të krijohet shtresa e mesme

Arlind Qori, kreu i “Lëvizja Bashkë dhe Adriatik Lapaj, kreu i “Shqipëria bëhet” treguan në studion e emisionit Zonë e Lirë në MCN Tv platformat e tyre se si mendojnë të ulin koston e lartë të jetesës në vend.

Arlind Qori: 

Unë Arlind Qori do e përmirësoj duke marrë masa që të ulen çmimet, të rriten të ardhurat dhe të fuqizohet shteti social. Çmimet mund të bien nëse ne kemi një ekonomi produktive, investohet në bujqësi dhe industri, duke luftuar monopolet, oligopolet dhe pastrimin e parave. Të ardhurat mund të rriten nëse kemi një shtet zhvillimor që hap vende pune, kualifikon fuqinë punëtore dhe kemi respekt të të drejtave në punë. Punëtorëve t’i sigurohet paga e dinjiteti dhe gjithçka tjetër. Mirëpo ne kemi nevojë për shtetit social.

Adriatik Lapaj: 

Unë Adriatik Lapaj do e përmirësoj duke rritur prodhimin, duke i çuar paratë tej bujku përmes subvencionit për kg, duke i çuar paratë aty në det tek peshkatari, aty tek fermat tek blegtori, apo aty tek bletarritësi, duke subvencionuar çdo kilogram të prodhimit të tyre. Duke ndihmuar të gjithë ata që bëjnë biznes në këtë vend, që për një xhiro deri në 20 milionë lekë të përjashtohen nga tatimi mbi fitimin, duke lënë që të krijohet shtresa e mesme shqiptare, duke e çuar tatimin mbi fitimin në Republikën e Shqipërisë pavarësisht sesa e ke rrogën ën 10% të të ardhurave, dhe duke krijuar një shtet të së drejtës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy