Në një konferencë për shtyp ku paraqiti analizën njëvjetore të dikasterit që drejton Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti garantoi se aktualisht nuk ka situatë përmbytjesh dhe se hidrovoret janë në funskion të plotë.
Ai shtoi se me ndarjen e re territoriale, bashkive u është dhënë në dispozicion 15 milionë lekë që kanë shkuar për kanalet kulluese, që t’ju paraprien situatave të tilla siç janë përmbytjet. Panariti theksoi se më problematike mbetet situata në Qarkun e Lezhës, pasi aty ka zona të përmbytura.



