Ekspertët e sigurisë vërejnë se forcat e policisë në vendin tonë janë të pasigurtë në operacionet që kryejnë pasi nuk kanë mjetet e duhura mbrojtëse.
Faik Basha thotë për MCN se patrullat e përgjithshme dhe forcat Shqiponja janë të papërgatitura për operacione pasi nuk kanë kryer trajnimet e duhura.
Për Bashën, përdorimi i armës duhet të jetë vetëm në situata me rrezikshmëri të lartë, ndërsa duhet shtuar përdorimi i pajisjeve neutralizuese.
Pa antimplub dhe mjet tjetër skafandër është e ndaluar për të kryer operacione të tilla. Rastet kur punonjësit e policisë plagosen nga agresorët nuk janë të pakta, ku vetëm disa muaj më parë një efektiv i repartit Shqiponja u plagos në zonën e Kinostudios.



