Policia italiane konfirmon se 2.3 tonët e kanabisit që sekuestroi në San Benedeto vinin nga Shqipëria. Në këtë mënyrë bie poshtë poshtë reagimi zyrtar i Policisë së Shtetit, e cila ditën e shtunë deklaroi se “Vijojnë hetimet e përbashkëta Itali-Kroaci-Mali i Zi dhe Shqipëri, por nuk ka element që lidhin këtë rast trafikimi me Shqipërinë”.
Në pranga ka rënë edhe një skafist shqiptar, 24 vjeç, ndërsa pala italiane deklaron se bëhet fjalë për një nga operacionet më të fuqishme antidrogë të Guardia di Financës në të gjithë historinë e saj.
Mohimi i menjëhershëm nga policia shqiptare i faktit se droga niset nga Shqipëria, në rastin më të mirë do të përbënte mosnjohuri për linjat e drogës dhe në më të keqin implikim të saj.



