Shoqëria civile ka protestuar sërish paraditen e së dielës tek Parku i Liqenit, për punimet që Bashkia e Tiranës ka vendosur të bëjë për ndërtimin e këndit të lojrave.
Protesta nuk ka qënë dhe aq e qetë pasi ka pasur përleshje mes Policisë dhe protestuesve, të cilët kanë hequr sërish gardhin rrethues që ishte vendosur në vëndin ku do të ndërtohet këndi i lojrave.
Këshilltarët e Partisë Demokratike, një ditë më parë, i denoncuan këto punime si “akt të paligjshëm e korruptiv” për ndërtimin e një hapsire multifunksionale tek Liqeni artificial. Ata u shprehën se në këtë zonë vazhdojnë punimet për lokalin e mikut të Veliajt, edhe pse në Prokurori ka një kallëzim penal dhe protestës së banorëve të Tiranës.



