Fabiola Gianotti merr një mandat të dytë në krye të CERN-it

Fabiola Gianotti merr një mandat të dytë në krye të CERN-it

Fabiola Gianotti është rikonfirmuar në krye të CERN-it në Gjenevë, duke shënuar rastin e parë të një mandati të dytë në krye të një prej laboratorëve më të rëndësishëm të fizikës në botë. Vendimi u publikua nga vetë CERN dhe u pasua nga qindra postime në rrjetet sociale të politikanëve dhe njerëzve të shkencës në Itali.

Fizikantja 59-vjeçare, e lindur në Itali, ka një doktoraturë në fizikë eksperimentale subnukleare. Ajo ka qenë një prej protagonistëve të zbulimit të asaj që njihet si grimca e Zotit. Ky zbulim u nderua në vitin 2013 me Nobelin e Fizikës dhe iu dha fizikantëve Peter Higgs dhe François Englert.

Fabiola Gianotti iu bashkëngjit ekipit të shkencëtarëve të CERN-it, qendra kërkimore me seli në Gjenevë, në vitin 1987 dhe që nga viti 1994 është fizikante kërkimore në Departamentin e Fizikës. Ajo është përfshirë në kërkime dhe zhvillim, si dhe në ndërtimin e detektorëve, në zhvillimin e programeve kompjuterike dhe analizën e të dhënave.

Në vitin 2012, revista “Time” i kushtoi asaj një kopertinë të veçantë. Në të njëjtin vit Gianotti u nderua me Urdhrin e Meritës së Republikës Italiane, ndërsa Komuna e Milanos i dha asaj çmimin Ambrogino d'Oro. Nga viti 2013, ajo është emëruar profesore nderi në Universitetin e Edinburgut. Një njohje tjetër prestigjioze është prania e emrit të saj në listën e njëqind grave më të fuqishme në botë, të hartuar çdo vit nga revista “Forbes”.

Mandati i saj i dytë si drejtuese e CERN-it përfundon në vitin 2025.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy