Zyrtare/ Migen Memelli largohet nga drejtimi i Vllaznisë

Zyrtare/ Migen Memelli largohet nga drejtimi i Vllaznisë

Migen Memelli, nuk është më trajner i Vllaznisë. Klubi shkodran, ka njoftuar këtë të diel, mbylljen e bashkëpunimit me teknikun 43-vjeçar.

Ky vendim vjen pas humbjes me Kukësin, që duket se nuk është pranuar dot nga drejtuesit kuqeblu. Memelli nuk arriti të përmbushë pritshmëritë e tij në Shkodër, duke grumbulluar vetëm 12 pikë në 10 javët e para, ndërsa bëhet trajneri i shtatë që ndryshohet në Superiore. 

NJOFTIMI:

Klubi i Futbollit Vllaznia njofton ndërprerjen me mirëkuptim të dy palëve marrëveshjen me trajnerin Migen Memelli. Falenderojmë trajnerin për gjithë kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe nën drejtimin e Vllaznisë. Pavarësisht pozicionit jo të mire të renditjes aktuale te ekipit tonë, ne vlerësojmë maksimalisht përpjekjet, ndershmërinë, integritetin e trajnerit Memelli dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy