Banorët e lagjes “Kodër Mulliri” në Lezhë, prej disa javësh hasin vështirësi në lëvizje, si pasojë e dëmtimit të urës që i lidh me rrugën nacionale Lezhë-Milot.
Ata kërkojnë ndërhyrje nga autoritetet vendore, ndërsa shprehen skeptik për zgjidhjen e problemit.



