
Prokurorja Elisabeta Imeraj ka kaluar me sukses vettingun.
Pas vlerësimeve të bëra nga KPK, ka rezultuar se Imeraj është e pastër në tre kriteret.
Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Roland Ilia si dhe Suela Zhegu.
Një javë më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi Elisabeta Imerajn drejtuese të Prokurorisë së Tiranës për një mandat 3 vjeçar.



