
Qeveria australiane u paralajmërua, pas zgjedhjeve të majit, se vendi duhej të përgatitej për valë më të shpeshta të nxehtësisë dhe zjarre pyjore dhe se qytetarët do të ishin në rrezik, nëse nuk ndërmerreshin veprime efektive mbi ndryshimin e klimës. Ndërkohë që dhjetëra zjarre të mëdha janë përhapur me javë të tëra në vend, veçanërisht në shtetin e Neë South Ëales, sipas “The Guardian”, Departamentit të Punëve të Brendshme i është dërguar një raport nga Ministri i Punëve të Brendshme Peter Dutton, i cili paralajmëroi për "katastrofa" natyrore nga ndryshimi i klimës.



