Manastirliu me drejtorin e OBSH për Europën: Kemi tre skenarë për përballimin e situatës

Manastirliu me drejtorin e OBSH për Europën: Kemi tre skenarë për përballimin e situatës

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë konferencës për shtyp me kreun e OBSH-së për Europën dr. Hans Kluge deklaroi se për të përballuar situatën e pandemisë janë në dispozicion 1600 shtretër të dedikuar përfshirë këtu edhe spitalet rajonale sipas 3 skenarëve.

“Strategjia e përballimit të vjeshtë-dimrit dhe dokumentet e tjerë strategjikë janë udhërrëfyes të rëndësishëm për të adresuar nevojat dhe përgjigjen e sistemit shëndetësor, edhe në këtë fazë të epidemisë”, theksoi Manastirliu.

Ministrja u shpreh se “kemi rritur kapacitetet e testimit dhe gjurmimit me katër herë krahasuar me muajin qershor”.

“Po ashtu kemi rritur kapacitetet spitalore, 550 shtretër të dedikuar në katër struktura të mirëpajisura me stafe të kualifikuara janë të disponueshme për rastet e pacientëve ndërkohë që kemi tre skenarë të përfshirjes së spitaleve rajonale që e çojnë këtë kapacitet të dedikuar për trajtimin e pacientëve me COVID-19, në 1600 shtretër të pajisur dhe me stafe të trajnuara”, – tha Manastirliu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy