Qeveria vendos shpërblimet e fundvitit për pensionistët (VIDEO)

Qeveria vendos shpërblimet e fundvitit për pensionistët (VIDEO)

Pensionistët do të përfitojnë shpërblim në fund të vitit në masën 3 mijë lekë të reja. Një ditë pas mbledhjes së qeverisë në Golem, në përfundim të së cilës kryeministri nuk dha një përgjigje të qartë nëse do të kishte apo jo shpërblime fundviti për këtë kategori, në takimin e sotëm është marrë vendimi. Pensionistët do të përfitojnë 3 mijë lekë të reja, pavarësisht vështirësive financiare që ka shkaktuar tërmeti i 26 nëntorit.

Një ditë më parë, Rama tha se fatkeqësia natyrore e fundit të muajit të shkuar e ka bërë më të kujdesshme qeverinë për shpenzimet.

Nesër kemi mbledhje e qeverisë dhe do të flasim dhe për këtë. Çfarë na ka ndodhur na ka bërë më të kujdesshëm, jo të frenuar se ideja ka qenë të mos cenojmë prioritete dhe pensionistët nuk janë kurrë një kategori që mund ta neglizhojmë. Mirëpo jemi të kujdesshëm, sepse duam të jemi të sigurt 100% që do ta përballojmë qoftë edhe vetë rindërtimin dhe për këtë duhet të presim konferencë, që të kemi një qartësi sa do të jetë barra e përgjithshme”, tha ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy