Rasti i rrallë/ Një 27-vjeçare me probleme të rënda shëndetësore sjell në jetë fëmijën

Rasti i rrallë/ Një 27-vjeçare me probleme të rënda shëndetësore sjell në jetë fëmijën

Një nënë e re me probleme të theksuara shëndetësore ka sjellë në jetë një fëmijë, duke u bërë një rast i rrallë suksesi. Gruaja ka lindur në maternitetin e Tiranës, “Mbretëresha Geraldinë”, ku është vizituar sot nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Sipas mjekëve, ky është një rast shumë i rrallë sepse nëna ka mungesë të një pulmoni dhe një veshke dhe, edhe në literaturë, mbi 90% e këtyre rasteve nuk finalizohen me sukses. Për fat të mirë, çdo gjë ka shkuar mirë për 27-vjeçaren nga periferia e Tiranës dhe foshnjen e saj që gëzon shëndet të plotë.

Kjo është një mrekulli e jetës. Ne kemi një ekip të mrekullueshëm, që edhe në kohë pandemie bëjnë një punë shumë të madhe në të gjithë sistemin tonë shëndetësor, ku po ofrohen shërbime jo vetëm për pacientët me COVID por për të gjithë qytetarët që kanë nevojë”, tha Manastirliu.

Manastirliu është shprehur se në maternitetin simbol të Tiranës do të realizohet një investim 6.4 milionë euro për dyfishimin e kapaciteteve dhe pajisjen me aparatura të teknologjisë së lartë në këtë maternitet.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy