Mbyllen hetimet, skandali i Unazës së Re shkon në gjykatë si falsifikim

Mbyllen hetimet, skandali i Unazës së Re shkon në gjykatë si falsifikim

 

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimin për skandalin e Unazës së Re, duke ia kaluar dosjen gjykatës. Hetimet kanë përfunduar në prag të festave të fundvitit, ndërsa si i pandehur në gjykatë është dërguar vetëm Avdjol Dobin – përfaqësuesi në arrati i kompanisë DH Albania.

Siç raporton “Reporter.al”, dosja e DH Albania ka mbërritur në gjykatë më 27 dhjetor me akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”.

Hetimet për DH Albania nisën në dhjetor të vitit 2018, pas publikimit në media të fakteve sipas të cilave kompania, e cila ishte shpallur fituese e njërit prej loteve të tenderit të Unazës së Re, kishte falsifikuar datën e regjistrimit në Delawere të Shteteve të Bashkuara dhe bilancin e tre viteve.

DH Albania ishte fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Re. Pas zbulimit të skandalit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë zgjidhi kontratën  me kompaninë DH Albania. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy