Ditët e fundit, rajonet e Indisë dhe Pakistanit janë goditur nga temperatura të larta për sezonin, që variojnë nga 45 deri 50 gradë, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë, zjarre dhe dëmtime të kulturave bujqësore.
Në Nju Delhi, temperatura rekord prej 45 gradësh, e cila ka mbërritur dy muaj më herët, shkaktoi një zjarr në landfillin e Bhalasëa 60 metra të lartë, tymrat toksikë të së cilës dëmtuan banorët për tre ditë, duke përkeqësuar më tej një situatë tashmë të paqëndrueshme për kushtet ekstreme të motit.
Në sitët e fundit në disa pyje kanë shpërthyer zjarret, ashtu sikurse nga flakët janë ëprfshirë spitale dhe ndërtesa të tjerai. Në disa rajone të Indisë, termocentralet tashmë janë prekur nga mungesa e qymyrit, burimi kryesor i energjisë elektrike për 1.4 miliardë njerëz. Autoritetet e tre shteteve indiane më të prekura nga vapa përvëluese kanë vendosur kufizime pas rritjes së konsumit të ajrit të kondicionuar dhe tifozëve.
Sipas të dhënave të qeverisë, nxehtësia e tepërt ka shkaktuar më shumë se 6500 vdekje në Indi që nga viti 2010.



