
Azmer Duleviç, ekspert energjie deklaroi përmes një lidhje "Skype" me studion e emisionit “MCN Economy” se nëse ALPEX do të funksionojë si duhet do të sjellë përfitime për vendin tonë, megjithëse shtoi se fakti që webfaqja është jo e update-uar ngre hije dyshime.
Duke vijuar më tej Duleviç tha se javët në vazhdim do tregojnë seriozitetin e nismës, pasi me një situatë të ngjashme jemi përballur dhe në 2015-2016.
E para është për t'u përshëndetur krijimi i bursës, ka qenë domosdoshmëri për vendin. Jemi shumë vonë për hapjen e kësaj burse. Nëse ALPEX do funksionojë si duhet normalisht do të ketë përfitime pozitive për sistemin elektro-energjetik. Jemi të vonuar dhe e gjitha mbetet për të parë si do funksionojë dhe a do ketë sukses. Shpresojmë mos të jetë nga nismat që niset me bujë dhe më pas shuhet. Pjesë e bursës janë 5 kompani dhe siç u tha Kosova do të jetë pjesë e bursës në shtator. Duke parë bursat e ngjashme, kanë impakt pozitiv pasi në vetvete është rregullator, monitoron tregun ku duhet të jetë e përfshirë pjesa e çmimeve në kohë reale. Duhet të ketë transparencë, nuk e kemi ende të qartë nëse kompanitë do kenë emër dhe do dihet se kush ka dhënë një çmim X. Shpresoj mos të funksionojnë si me tenderat e KESH ku dhe sot nuk dihen kompanitë kush ka blerë dhe kush ka shitur.
Do duken çmimet, do jenë transparente dhe kompanitë do japin çmimet e tyre. Transaksionet KESH duhet t’i blejë kur çmimi është më i ulët, kjo është transparenca. Nga raporti i fundit i KLSH ka dalë që KESH ka blerë energji kur çmimi ka qenë më i lartë.
Në 2015-2016 u bë një inaugurim dhe përsëri jemi në 2023 dhe u bë një inaugurim që më shumë u duk si fushatë sesa një prezantim. Aty duhet të ishin drejtuesit të shpjegonin si do operojë. Kush hyn në ALPEX e sheh që webfaqja është e pa update-uar dhe e paplotë dhe kjo do të japë probleme. E bën jo të besueshme bursën. Më ngre hije dyshime. Do të shohim nëse çmimet janë më të favorshme se bursa hungareze apo jo. Bursa u krijuar për të qenë më fitimprurëse për vendin tonë. Javët në vazhdim do tregojë seriozitetin e nismës, shpresoj të jetë funksionale.
Pjesa e ERE ka si qëllim kryesor mbajtjen e çmimeve në kontroll. Nuk mund të lihet energjia në dorën e tregtarëve pasi do ndikojë në çmimin që paguajnë qytetarët . Duhet të ketë kontroll të shtuar.



