
Depresioni është bërë diçka e zakontë, por serioze e që ndikon negativisht në aktivitetet e përditshme të një personi dhe bëhet pengesë për cilësinë në punë dhe jetën personale. Sipas psikologëve si çdo sëmundje apo çrregullim tjetër, edhe depresioni mund të parandalohet duke praktikuar rregullisht disa teknika të shëndetshme dhe efektive.
1. Menaxhoni kohën: Menaxhimi joefikas i kohës mund të çojë në ndjesi jo të mira si mungesë vetëbesimi, trishtim dhe pafuqi çka më pas çon në presion psikologjik dhe emocional, duke krijuar kështu një terren pjellor për depresion.
2. Ushtrohuni: Të luash sportin e preferuar ose të kesh një rutinë të përditshme ushtrimesh do të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve fizike dhe mendore. Ushtrimi çliron endorfina (hormonet e ndjeshmërisë) në trup që rrit lumturinë dhe mirëqenien e përgjithshme.
3. Dieta: Ushqimet e yndyrshme, të skuqura dhe me sheqer janë provuar se shkaktojnë simptoma të ngjashme me depresionin tek njerëzit që i konsumojnë rregullisht. Nga ana tjetër ushqimet e pasura me antioksidantë si vitamina C dhe E reduktojnë stresin e oksiduar në trup. Sipas shkencëtarëve personat që nuk hanë mjaftueshëm omega-3 mund të kenë shkallë më të lartë të çrregullimit depresiv. Gjithashtu, njerëzit që nuk hanë shpesh peshk, një burim i pasur i këtyre acideve yndyrore, kanë më shumë gjasa të kenë depresion.
4. Meditimi: Joga dhe forma të tjera meditimi janë provuar të jenë të dobishme në trajtimin e stresit të përditshëm fizik dhe mendor. Nëse stresi i përditshëm akumulohet çon në probleme të ndryshme të shëndetit mendor dhe emocional, teknikat e meditimit mund të ndihmojnë për t'u çlodhur dhe relaksuar.
5. Angazhohuni në shërbimet komunitare: Ndihma për ata që janë në nevojë mund të rrisë ndjenjën tuaj të vetëkënaqësisë, mirënjohjes dhe vetëvlerësimit. Të jep besim në trajtimin efektiv të problemeve personale.



