Dy vajza të vogla janë plagosur rëndë pasi një kështjellë ajëri fluturoi për 25 metra dhe u përplas me një gardh metalik në binarët e tramvajit.
Ngjarja e cila ka ndodhur në qytetin rus të Barnaulit, tregojnë kur kështjella prej ajëri “shpërthen” dhe rrëzon fëmijët.
Tre fëmijët e tjerë u hodhën nga kështjella prej ajëri pa u dëmtuar. Dy vajza ranë mbi një gardh metalik në binarët e tramvajit dhe të dyja janë në gjendje të rëndë.
Një vajzë e identifikuar si Anna, 3-vjeçe, pësoi tronditje dhe një frakturë të shtyllës kurrizore. Një tjetër, e quajtur Vika, 4-vjeçe, pësoi një frakturë të kafkës dhe plagë në mushkëri dhe stomak pasi u ra nga 15 metra lartësi.
Burimi: Daily Mail Përshtati: MCNtv.al



