
Ermis Arra është një 15 vjecar, gjeni në matematikë, aq sa në të gjitha rastet përgjigjet e ushtrimeve i gjen më shpejtë se makina llogaritëse.

I ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, i riu shpjegon se si e zbuloi dhuntinë e tij që në moshën 8 vjeç, teksa sot me mendjen e tij për vetëm disa sekonda arrin të zbërthej llogaritje që nuk i arrijnë as shifrat e gjata në një makinë llogaritje.
Kur kam zbuluar këtë dhunti, isha 8 vjeç, të them të drejtën tabelën e shumëzimit e kam mësuar 8 vjeç dhe më pas vazhdova të bëja shumëzime me shifra shumë të mëdhaja me mend, psh, 7 me 200 e sipër.
Tani tabelën e shumëzimit e dinë që 5 vjetarët, e kam mësuar me vonesë, por sot kam mbërritur këtu ku jam dhe bë këto prollogaritje me mend.
E kam filluar vet, e kam zbuluar, vet. Të bëj një llogaritje të vështirë më duhen minimumi 20 sekonda kurse maksimuni deri në 1 minutë.
Mësuesit më mbështesin dhe me thonë ke një tru të avancuar dhe më pëlqen ku vlerësim.
Në letër bëj llogaritje psh deri në 12 shifra me 12, as makina llogaritës nuk i kap ato, p.sh., mund ta bej edhe 7 me 19 -nënta dhe ti nxjerr rezultatin.
Synimi im për të ardhëm është që të fokusohem te programimet.



