Vidhet portreti i Churchill nga hoteli në Kanada, grabitësit e zëvendësuan me një kopje

Vidhet portreti i Churchill nga hoteli në Kanada, grabitësit e zëvendësuan me një kopje

Një portret i famshëm i Sir Winston Churchill mendohet se është vjedhur nga një hotel në Kanada dhe është zëvendësuar me një kopje.

I fotografuar nga fotografi kanadez Yousuf Karsh në vitin 1941, imazhi bardh e zi njihet si “luani vrumbullues” dhe është një nga fotografitë më të njohura të Churchillit. Kjo fotografi ishte vendosur në hotelin Château Laurier në Otava që prej vitit 1998.

Mbrëmjen e së premtes një punonjës i stafit të hotelit vuri re se fotografia nuk ishte varur siç duhet dhe korniza nuk përputhej me ato të portreteve të tjera në sallon, të cilat ishin realizuar gjithashtu nga Karsh.

Jerry Fielder, drejtori i pasurisë së Karsh, u thirr për të hetuar dhe zbuloi se nënshkrimi i Karsh në portretin e Churchill ishte një falsifikim. Hoteli kontaktoi policinë e Otavës, e cila po heton një vjedhje të mundshme.

Hera e fundit që Fielder ishte në gjendje të konfirmonte se fotografia ishte varur në hotel ishte korriku i vitit 2019. Heqja e saj dhe zëvendësimi me një kopje “ishte padyshim e menduar dhe planifikuar”, tha ai.

Karsh, i konsideruar si një nga fotografët më të mirë të portreteve të shekullit të 20-të, e bëri fotografinë kur Churchill ishte në Otava për t’iu drejtuar parlamentit kanadez gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Shprehja e ashpër e fytyrës së Churchillit u kap disa çaste pasi Karsh i kishte hequr puro nga goja.

Karsh, i cili vdiq në vitin 2002, konsiderohet si një nga fotografët e famshëm të portreteve të shekullit të 20-të, me subjekte të tjera që variojnë nga Mbretëresha Elizabeth II, Nelson Mandela dhe Martin Luther King tek Fidel Castro, Muhammad Ali dhe Andy Warhol.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy