Protesta e djeshme ku qindra qytetarë u mblodhën për të kërkuar drejtësi mbi vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha është pasqyruar edhe nga mediat ndërkombëtare.
BBC raporton mbi protestën e djeshme në kryeqytet dhe shkruan se qindra qytetarë shkatëruan dhe dogjën pemën e Krishtlindjes si revoltë për vrasjen e 25-vjeçarit nga efektivi i policisë.
“Demonstruesit brohorisnin ndaj policisë së trazirave dhe shkatërruan pemët e Krishtlindjes dhe dekorimet e tjera rreth qytetit. Oficeri i akuzuar për vrasjen e 25-vjeçarit është arrestuar dhe ka filluar një hetim”, raporton BBC, shoqëruar edhe me video nga protesta.



