Të dënuar për rrëmbim dhe dhunë, ekstradohen nga Gjermania dhe Britania e Madhe dy persona

Të dënuar për rrëmbim dhe dhunë, ekstradohen nga Gjermania dhe Britania e Madhe dy persona

Është ekstraduar nga Gjermania 34-vjeçari Abedin Bacja i cili është dënuar me 5 vjet burgim nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Po ashtu bëhet me dije se nga Britania e Madhe është ekstraduar një 43-vjeçar me iniciale R.M pasi Gjykata e Matit, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”. 43-vjeçari ka goditur në kokë dhe në trup, me levë hekuri kunatin e tij, dhe i ka dëmtuar automjetin.

Njoftimi: Policia e Shtetit

Bashkëpunimi i radhës me partnerët në Gjermani dhe në Mbretëri të Bashkuar, realizon ekstradimin e 2 shtetasve të dënuar/akuzuar për rrëmbim, dhunë dhe shkatërrim prone.

Ky bashkëpunim i cili është konkretizuar ndërmjet zyrave të Interpolit në Tiranë, Ëiesbaden dhe Manchester, ka mundësuar ekstradimin në Shqipëri:

-nga Gjermania, të shtetasit Abedin Bacja, 34 vjeç, lindur në Fier. Ai është dënuar me 5 vjet burgim, nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Në vitin 2013, shtetasi Abedin Bacja dhe 2 shtetas të tjerë, kanë marrë me forcë, në automjet, shtetasin A. Xh.. Më pas kanë telefonuar babanë e tij, të cilin e kanë kanosur për jetën e shtetasit A. Xh., nëse nuk iu jepte shumën 7500 euro;

-nga Mbretëria e Bashkuar, të shtetasit R. M., 43 vjeç, lindur në Mat. Gjykata e Matit, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Në vitin 2021, shtetasi R. M. ka goditur në kokë dhe në trup, me send të fortë (levë hekuri), kunatin e tij, dhe i ka dëmtuar automjetin.

Policia e Shtetit do të vijojë intensivisht, punën dhe operacionet e përbashkëta, me partnerët në të gjithë botën, për të lokalizuar, kapur dhe finalizuar ekstradimet e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy